Skëndërbeu ka zyrtarizuat sot afrimin më të ri në skuadër. Përmes llogarisë zyrtare në “Facebook”, bardhekuqtë kanë njoftuar transferimin e Giorgos Lagonidis-it. Lojtari në fjalë është 24 vjeç dhe më herët në karrierën e tij ka qenë pjesë e ekipit B të PAOK-ut, ndërsa sezonin e shkuar ka veshur fanellën e Volosit në Superligën e Greqisë.
“Giorgios Lagonidis zyrtarisht bardhekuq. Qendërmbrojtësi 24 vjeçar vjen me ekperiencë nga futbolli grek. Pjesë e Volos NFC dhe Paok B. Suksese”, ka njoftuar klubi Skënderbeu./Sport Ekspres/