Sa pranë turit të dytë, penalltitë largojnë Elbasanin nga Europa

Ëndrra europiane për Elbasanin ka përfunduar sot. Verdheblutë i shkuan fare pranë kualifikimit në turin e dytë të Ligës së Konferencës, por fati nuk i buzëqeshi në fund. Pas barazimit 1-1 në “Elbasan Arena”, skuadra shqiptare mori një tjetër barazim ndaj Bate Borisovit.

Këtë herë koha e rregullt përfundoi në baraspeshë 0-0, duke bërë që skuadrat t’i drejtoheshin kohës shtesë. Megjithatë, edhe 30 minutat e shtesës nuk sollën gol për asnjërin prej ekipeve. Në këto kushte fituesi do të përcaktohej nga ruleta e penalltive. Bate Borisovi u tregua më e saktë në gjuajtjen e 11 metërshave, çka solli kualifikimin e tyre në turin e dytë të Ligës së Konferencës dhe eleminimin e Elbasanit./Sport Ekspres/