Egnatia ka luajtur sot ndeshjen e parë të turit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Kampionët e Shqipërisë janë larguar me një barazim 1-1 nga transferta me Petrokubin. Ndeshja nisi në mënyrën më të keqe të mundshme për Rrogozhinasit. Në sekondat e para të lojës, Aleksi bën një gabim fatal në mbrojtje, duke i falur topin kundërshtarit. Popesku nuk gaboi në zonë dhe zhbllokoi kështu shifrat e takimit.
Egnatia reagoi në minutën e 25, kur Kryeziu riktheu sërish baraspeshën, këtë herë në shifrat 1-1. Por, kur po pritej vërshëllima e arbitrit për mbylljen e pjesës së parë, Aleksi shfaqet sërish në skenë. Këtë herë duke u ndëshkuar me karton të kuq dhe duke e lënë kështu ekipin me 10 lojtarë për 45 minutat e dyta të lojës. Megjithatë, rrogozhinasit treguan karakter dhe arritën ta rualin barazimin 1-1. Një rezultat pozitiv për ekipin e drejtuar nga Nevil Dede, që në Shqipëri do të synojë të arrijë kualifikimin përballë skuadrës moldave./Sport Ekspres/