Dinamo City dhe Vllaznia nisin mbrëmjen e së enjtes rrugëtimin e tyre në UEFA Conference League.
Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja do të presë ekipin e Astanës në stadiumin “Elbasan Arena”, me sfidën që do të nisë në orën 21:00, ndërsa Vllaznia do të përballet me Malishevën në “Loro Boriçi”, duke filluar nga ora 20:00.
Dy skuadrat shqiptare kanë mbyllur përgatitjet për këto takime dhe synojnë ta nisin me rezultat pozitiv fushatën europiane, për të hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në raundin pasardhës.