“Nuk po na respektonin, thonin se do të na mundnin lehtë”, Kurtua pasi eliminoi SHBA-të: Djali im duhet të bëjë tifozeri për Belgjikën, ndryshe nuk e fus në shtëpi

Belgjika ka siguruar kalimin në çerekfinale pas një fitoreje bindëse 4-1 ndaj SHBA-ve. Portieri i belgëve ka folur për mediat pas ndeshjes, ku ka thënë se opinioni publik kishte tregua mungesë respekti ndaj Kombëtares së tij. Mungesa e rezultateve për Belgjikën bënë që në drejtim të tyre të vërshonin shumë kritika. Tashmë belgët do të ndeshen me Spanjën në çerekfinale. Një sfidë e veçantë për Kurtuanë, i cili prej vitesh jeton në vendin iberik. Spanja është vendlindja e djalit të tij të vogël, por portieri i Realit të Madridit ia ka bërë të qartë publikisht se në shtëpinë e tij do të bëhet tifozeri vetëm për Belgjikën.

“Në ditët e fundit, na kanë trajtuar me mungesë respekti këtu në Shtetet e Bashkuara. Njerëzit thoshin se mund të na mposhtnin lehtësisht, por mendoj se sot treguam se jemi një ekip i mirë. Luajtëm një ndeshje të shkëlqyer.

Çerekfinalja kundër Spanjës, shtëpisë sime të dytë, do të jetë e veçantë. Djali im më i vogël do të duhet të mbështesë Belgjikën, përndryshe nuk do ta lë të shkojë në shtëpi! Jam shumë i lumtur që do të luaj kundër tyre. Ky ishte, në një farë mënyre, qëllimi i kësaj Kupe Bote, kështu që gjithçka që vjen më pas do të jetë e mrekullueshme”, ka thënë Tibu Kurtua./Sport Ekspres/