Mikel Merino i dha kualifikimin Spanjës në 8 më të mirat e botës. Lojtari i Arsenalit hyri nga stoli dhe shënoi golin e fitores përballë Portugalisë. Trajneri i spanjollëve ka folur me superlativa për Merinon. Ai ka thënë pas ndeshjes se do të shkonte ta merrte në krahë nga shtëpia nëse do të ishte nevoja. Gjithashtu De La Fuente e ka cilësuar Mikel Merinon si një nga në të mirët në Botë në rolin e tij.
“Mikel Merino nuk zhgënjen kurrë, ai është i sigurt. Ai na fitoi Kampionatin Europian dhe është gjithmonë aty kur ka më shumë rëndësi. Është një nga lojtarët më të mirë në botë në pozicionin e tij. Merinon do të shkoja ta merrja nga shtëpia në krahë. Mund të kemi lojtarë në stol që do të ishin titullarë në çdo ekip tjetër kombëtar. Unë marr vendime duke menduar për atë që është më e mira për ekipin. Nuk jam kurrë oportunist. Mund të jem tani, por nuk jam. Mikeli luan jashtëzakonisht mirë dhe është gjithmonë aty ku duhet të jetë”, ka deklaruar Luis De La Fuente./Sport Ekspres/