Do të jetë nën urdhërat e legjendës së Milanit, mesfushorin shqiptar në radarët e Nestës

Luis Hasa ka përfunduar me sukses huazimin e tij te Karrareze dhe tashmë është rikthyer te Napoli. Por qendrimi te të kaltrit nuk do të jetë i gjatë. Mesfushori shqiptar pritet të largohet nga skuadra napoletane.

Mediat italiane bëjnë me dije se për të ka shfaqur interes Avelinoja. Kjo e fundit do të luajë në Serinë B sezonin e ardhshëm dhe drejtohet nga një legjendë e Milanit dhe e futbollit italian, Alesandro Nesta. Megjithatë konkurrenca për Luis Hasën është e madhe, pasi edhe ekipe të tjera kanë shprehur interes për shërbimet e tij./Sport Ekspres/