Regresi i frikshëm i Armando Brojës, vlera e shqiptarit shkon në pikën më të ulët të karrierës

Armando Broja po përjeton një regres të frikshëm. Futbollisti shqiptar nuk kaloi një moment të mirë as te Burnley dhe pas rënies në Championship, pritet që sulmuesi shqiptar të largohet sërish.
Ku do të shkojë? Kjo është një nga pyetjet që ngrihet, por jo më e rëndësishmja. Më e rëndësishmja është fakti se Armando Broja duhet të kthehet që të luajë futboll. Transfermarkt ka nxjerrë të dhënat e fundit dhe vlera e kartonit të Brojës ka rënë në 5 milionë euro.

Vlera e tij më e madhe ka qenë plot 30 milionë euro dhe rënia në 5 milionë euro, është një rekord negativ për karrierën e tij. Kjo është pika më e ulët për Brojën, ndërsa vlerën më të ulët se kaq e ka pasur vetëm në kohën kur ishte në huazim te Viteshe, atëherë kur nuk ishte konfirmuar ende si lojtar. /Sport Ekspres/