Rolando Marani e ka nisur me humbje epokën e tij në stolin e Shqipërisë. Kombëtarja shqiptare e futbollit u mposht mbrëmjen e sotme me shifrat 0-1 nga Izraeli. Kuqezinjtë shfaqën një performancë pozitive në pjesën e parë të lojës, por nuk mundën të ruanin ritmin në të dytën.
Kombëtarja shfaqi probleme në fraksionin e dytë të lojës, ku shpesh herë la hapësira të rrezikshme në pjesën e pasme të fushës. Izraelitët provuan disa herë të shënonin me kundërsulme, ndërsa në minutën e 73-të gjetën golin me anë të Glukut. Shqipëria u përpoq të rikthente baraspeshën, por sulmi kuqezi ishte i paqartë në metrat e fundit të fushës. Pas kësaj miqësoreje, duket se Marani ka mjaftueshëm punë për të bërë./Sport Ekspres/