Rolando Marani është paraqitur përpara mediave në konferencë për shtyp pas humbjes së tij kundër Izraelit. Trajnei i ri i Kombëtares është shprehur se nga kjo miqësore vuri re edhe aspekte pozitive, përpos atyre negative. Marani ka treguar se i ka kërkuar lojtarëve të bëjnë presion të lartë, pork jo strategji ka sjellë me vete edhe hapësira të rrezikshme në prapavijë.
“Kishte edhe aspekte pozitive, edhe aspekte negative. Humbëm, kështu që numrat nuk kanë rëndëësi. Ajo që ne duam të arrijmë është që të jemi të mirë në ushtrimin e presionit në mënyrë që të na bëjë të jemi pak më deçiziv.
Duhet të jemi më të zotë në bërjen e presionit në mënyrë më deçizive, por pa humbur ekuilibrin. Sot i kam kërkuar skuadrës të ushtrojnë preson të lartë. Kjo na ka bërë që të humbasim paksa ekuilibrin. Këto janë gabime që nuk duhet të përsëriten në të ardhmen.
Duhet të shohim mënyrën se si ne rritemi si skuadër, jo të fokusohemi se çfarë rezultati ka kundërshtari. Sot duket gjithçka negative, por në fakt kishte edhe aspekte pozitive. Kerkuam të bënim diçka dhe këtë diçka e pamë”, ka deklaruar Rolando Marani./Sport Ekspres/