Ernest Muçi vazhdon të dëshmoë veten e tij në fushën e lojës. Sulmuesi shqiptar ishte përsëri protagonist me Trabzonsporin. Talenti kuqezi tundi rrjetën në mintuën e 93-të dhe shënoi një gol vërtetë të jashtëzakonshëm. Një gol që më pas i dha edhe kualifikimin për në finalen e Kupës së Turqisë.
Muçi ka folur për mediat pas përfundimit të lojës. I pyetur në lidhje me të ardhmen e tij, ai është përgjigjur se ky vendim i takon Trabzonsporit, por nga ana tjetër shton se është i lumtur në Trabzon.
“Nuk e di se çfarë do të ndodhë në lidhje me kontratën time. Do të jetë një vendim që do të bëjë Trabzonspori. Jam i lumtur këtu. Do të shohim se çfarë do të na sjellë e ardhmja”, është shrehur Ernest Muçi./Sport Ekspres/