Zbulohen shifrat e financimeve të ekipeve shqiptare/ Ra në Kategori të Dytë, por Lushnja është më mirë se Elbasani

Një realitet ndryshe, i pamenduar, por që tani zbardhet sadopak për të kuptuar situatën e klubeve në Shqipëri dhe financimet e tyre. Në emisionin Skaner që transmetohet në Mcn Tv janë publikuar shifrat sa i përket buxheteve vjetore që jepen nga Bashkitë për disa nga klubet shqiptare, në disa nivele futbolli.

Ajo që tërheq vëmendje menjëherë në këtë tabelë është padyshim Elbasani. Një ekip që është kthyer në krenari për qytetin dhe që tani po lufton për titullin kampion.

Por Bashkia e Elbasanit, në mënyrë të pashpjegueshme, jep 0 buxhet për ekipin e futbollit. Duket se në Elbasan nuk e duan sportin, të paktën Bashkia, sepse tifozët dhe lojtarët e kanë treguar gjithë pasionin e tyre.

Përshembull, Lushnja që sapo ra nga Kategoria e Parë, ka një buxhet vjetor nga Bashkia prej 500 milionë lekêsh të vjetra, ndërsa Elbasani është zero, paradoksi është i madh.

Zero është investimi i Bashkisë në Shkodër për Vllazninë, por nê rast fitore të titullit kampion, Benet Beçi e ka deklaruar premion e tij duke luajtur me karta të hapura. Më poshtë mund të ndiqni edhe tabelën e plotë që tregon investimin e Bashkisë mbi klubet. /Sport Ekspres/