Përmbysje e madhe kundër Partizanit dhe shpëtimi në Superiore, Orges Shehi bën mrekullinë te Tirana

Orges Shehi ka bërë mrekullinë te Tirana! Që pas mbërritjes së tij, bardheblutë kanë marrë një sërë rezultatesh pozitive.

Sot kanë arritur të fitojnë ndaj Partizanit në shifrat 2-1. Human shënoi golin e parë në minutën e 23 të ndeshjes.

E gjithë përmbysja e madhe erdhi në pjesën e dytë. Kresic në të 65 dhe Alvarez në të 84 sollën fitoren e madhe të Tiranës që tani mund të quhet paksa e qetë, ndërsa Partizani rrezikon seriozisht Final Four. /Sport Ekspres/