Te Reali nuk e pranojnë eleminimin, Arbeloa: Ndjejmë se na është mohuar kualifikimi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Reali i Madridit do të përballet mbrëmjen e nesërme me Alavesin. Trajneri Arbeloa ka dalë në konferencë për shtyp, ku ka folur edhe për ndeshjen e javës së kaluar kundër Bajernitt ë Mynihut. Kreu i pankinës së Realit ka thënë se ka dalë në rrugët e Madridit dhe ka ndjerë mbështetjen e tifozerisë. Sipas tij, ekziston një ndjesi mes tifozëve të Realit se ekipit i është mohuar kualifikimi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Ndjesia që kanë në rrugë është që na ndalua kualifikimi në gjysmëfinale. I falenderoj për interesimin dhe mbështetjen. Unë zakonisht nuk qendroj në shtëpi. Kam pasur mundësinë të dal dhe e kam ndjerë krenarinë që tifozët e Madridit kanë për ndeshjen e së mërkurës”, ka thënë ndër të tjera Alvaro Arbeloa./Sport Ekspres/