“Dy vite më parë ëndërronim një miqësore me Interin, tani duket sikur duhet ta mundim”, Fabregasi ul me këmbë në tokë opinionin sportiv

Interi ka mposhtur Komon me rezultatin 3-4 mbrëmjen e djeshme, duke hedhur kështu një hap më tepër drejt titullit kampion. Pas përfundimit të ndeshjes Fabregasi ka ulur opinionin sportiv me këmbë në tokë. Trajneri i Komos ka nënvijëzuar faktin se dy vite më parë ekipi i tij ëndërronte të luante një miqësore me Interin, ndërsa tashmë është krijuar përshtypja se duhet ta mposhtte në fushën e lojës. Sipas tij, Komo ka ende rrugë përpara për të bërë.

“Dy vite më parë u përpoqa që të luanim një miqësore me Interin. Ishte një ëndërr për ne më pak se para 22 muajve. Tani duket sikur ne duhet ta mundim Interin, ose të luajmë shumë herë më mirë. E dimë se kush jemi. Kemi shumë rrugë për të bërë dhe jemi vetëm në fillim të asaj se që unë kam në mendje se deri ku mund të shkojë ky klub dhe kjo skuadër”, ka thënë Çesk Fabregasi./Sport Ekspres/