Tirana merr fitoren e madhe kundër Egnatias, më afër se kurrë shpëtimit në Superiore

Nuk duhej të ishte kjo panorama e një fund sezoni, por edhe ky, duket skenari më i mirë i mundshëm për Tiranën. Në ditën e sotme bardheblutë kanë fituar në shifrat 3-1 ndaj Egantias dhe tani janë më afër se kurrë mbijetesës në Superiore.

Një skuadër që ka emër të rëndë dhe që duhej të ishte në të tjera llogari, por duke parë nisjen e sezonit, edhe kjo arritje kur të sigurohet, do të shijojë shumë. Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Tabekou në minutën e 12, ndërsa Egnatia barazoi me anë të Buric në të 58.

Nuk kaloi shumë dhe Redon Xhixha në minutën e 63 do të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë. Vetëm 5 minuta më vonë, Halili, në të 68, do të vuloste gjithcka në shifrat 3-1. Pas kësaj fitore, Tirana mban vendin e 8 që të dërgon në Play Out me 31 pikë, po aq sa Vora e vendit të 7, vend ky që të jep qetësinë e plot në Superiore. /Sport Ekspres/