Arijanet Muriçi po kalon një sezon mjaft pozitiv te Sasuolo. Groso ka besuar shumë te aftësitë e tij dhe portieri shqiptar ka ditur si t’ja shpërblejë në fushën e lojës. Në një intervistë për “Corriere dello Sport”, gardiani i Kosovës ka folur me superlativa për trajnerin e tij. Ai ka thënë se të gjithë e konsideruan si një kartë të djegur pas dëmtimit që pësoi, por kreu i pankinës së Sasuolos i dha besimin që i mungonte.
“Ai (Groso) do të thotë shumë për mua. Po vija nga një dëmtim i rëndë. Pata një operacion në shpatull dhe nuk luajta për 6-7 muaj. Menduan se isha i mbaruar. Isha gati të shkoja në Turqi dhe e vlerësoj shumë besimin që trajneri tregoi tek unë. Gjithashtu, trajneri më vlerëson që arrita deri këtu. Ai mund të kishte bërë zgjedhje të tjera. Më donte dhe më lejoi të luaja menjëherë. Unë luaj edhe për të”, ka thënë Arijanet Muriçi./Sport Ekspres/