Asllani që të gjithë e duan, Totenham dhe Chelsea hidhen në garë për sulmuesin shqiptar

Fisnik Asllani po kalon një moment fantastik me ekipin e tij, Hoffenheim. Gjithashtu edhe te Kosova, Fisniku ka treguar saktësisht sesa i vlen lëkura, teksa ka marrë rolin e liderit të ekipit, duke pasur kontribut të madh që dërgojë dardanët deri në finale të Play Off.

Sipas lajmeve të fundit që vijnë nga Anglia, Totenham dhe Chelsea janë hedhur në garë për të marrë sulmuesin shqiptar. Ndërkohë nga ana tjetër, edhe Dortmundi kishte bërë një plan për transferimin e tij. Hoffenhemi kërkon 30 milionë euro nga klubet që janë në Champions League dhe interesohen për Asllanin, ndërsa 25 milionë euro është çmimi për cdo ekip tjetër. /Sport Ekspres/