Ndërroi “axurrët” për Shqipërinë, mesfushori arrin shifrat e 5 golave dhe 4 asisteve në Itali

Luis Hasa ndërroi zyrtarisht kombësinë pak ditë më parë dhe pritet të jetë pjesë e Kombëtares kuqezi në të ardhmen. Mesfushori shqiptar po kalon një sezon mjaft pozitiv në Serinë B, ku po luan në huazim te Karrareze. Hasa ka dhënë kontributin e tij në fitoren e sotme 3-1 kundër Specias.

Lojtari me origjinë nga Peqini ka dhënë asist në minutën e 63-të të takimit, i cili solli më pas golin e 3-të dhe të fundit për Karrarezen. Deri më tani Luis Hasa numëron gjithsej 5 gola dhe 4 asiste në këtë sezon futbollistik. Ndërkohë kartoni i meësfushorit 22-vjeçar zotërohet nga Napoli./Sport Ekspres/