Gjimshiti me moral të ulur pas eleminimit të Shqipërisë, trajneri i Atalantës: Kam zhvilluar biseda individuale, duhet t’i japim besim

Rafaele Paladino ka dhënë një intervistë për mikrofonin e “Sky Sport” pas fitores 3-0 kundër Leçes. Trajneri italian ka folur për gjendjen emocionale të rënduar të lojtarëve italianë, por edhe të Gjimshitit e Zalevskit, të cilët nuk mundën të kualifikoheshin për në Kupën e Botës 2026. Paladino ka thënë se ka zhvilluar biseda me secilin dhe është përpjekur t’i ngrejë humorin me batuta dhe ngacmime.

“Kemi pasur shumë intervista individuale. Përpos të qenurit lojtarë, ata janë edhe njerëz. Nuk po flas vetëm për italianët, pasi Gjimshiti dhe Zalevski janë gjithashtu aty. Duhet t’i japim besim. Qoftë kjo edhe me shaka apo ngacmime. Duhet të përqendrohemi 100% te Atalanta dhe të japim gjithçka nga vetja deri në fund”, ka deklaruar Rafaele Paladino./Sport Ekspres/