Vora fiton kundër Teutës në shifrat minimale, 3 pikët që zhysin Flamurtarin në Kategorinë e Parë

Superiorja është drejt javëve të fundit dhe në ditën e sotme, Vora ka marrë një fitore minimale ndaj Teutës, 1-0. Një ndeshje e vendosur me golin e Kasallës në minutën e 31. Pavarësisht rasteve të krijuara në pjesën e dytë, rezultati mbeti po i njëjti, 1-0.

Shifra këto që i japin një goditje të madhe Flamurtarit. Tani vlonjatët e shohin veten pesë pikë larg vendit të 8, që të dërgon në Play Out. Një distancë jo e vogël duke parë faktin se kampionati po vjen drejt fundit, ndërsa ndeshja e radhës është direkte mes Flamurtarit dhe Vorës. Në rast humbje, do të ishte një goditje fatale për Flamurtarin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/