“Ne mendojmë vetëm për të shpëtuar b**ën tonë”, Del Piero ngre zërin: Italia po bëhet e sikletshme

Alesandro Del Piero ka dhënë një intervistë për “Sky Sport Unplugged”, ku ka ngritur zërin për gjendjen e Kombëtares italiane. Ish-sulmuesi i Juventusit ka thënë se mospjesëmarrja e tretë radhazi në Kupën e Botës ka nisur të bëhet e sikletshme. Ai ka theksuar se Italia vuan nga mentaliteti ku të gjithë mendojnë për të shpëtuar vetëm veten e tyre dhe nuk mendohet me plane afatgjata.

“Hera e parë në vitin 2018 ishte një tronditje, e dyta më dukej si një makth, e treta po fillon të bëhet e sikletshme për t’u justifikuar. Ne ishim një fuqi e madhe dhe të gjendesh këtu për herë të tretë është e pabesueshme.

Ne mendojmë në thelb vetëm për të shpëtuar by*ën tonë. Kjo duhet të ndryshojë. Në momentet tona më të mëdha të krizës sportive, 1982, 2006, ne arritëm të gjenim energji, kreativitet, dëshirë dhe zgjidhje”, ka thënë Alesandro Del Piero./Sport Ekspres/