Alberiko Evani ka folur me fjalë pozitive për Luis Hasën. Ish-lojtari i Milanit, në një intervistë për “La Nazione”, është ndalur edhe te mesfushori shqiptar, i cili luan i huazuar te Karrareze. Evani ka deklaruar se Hasa po konfirmon në fushë çdo gjë pozitve që është thënë për të.
“Ai është një djalë shumë interesant, por sigurisht që nuk jam unë ai që e zbulova. Ai ka cilësi dhe po konfirmon gjithçka që është thënë për të”, është shprehur Alberiko Evani./Sport Ekspres/