Tre ekipe janë ato që kanë një rrugëtim fantastik në Kategorinë e Parë, Skënderbeu, Laçi dhe Pogradeci. Skënderbeu është në një nivel tjetër, teksa sot ka fituar në shifrat 2-0 kundër Lushnjes.
Me këto tre pikë të marra, korçarët mbajnë vendin e parë me 60 pikë të grumbulluara. Në vendin e dytë vjen Laçi me 57 pikë, i cili sot fitoi ndaj Apolonisë me rezultatin 2-1. Ndërkohë Pogradeci që vjen në vendin e 3 me 52 pikë, sot ka arritur të fitojë në mënyrë spektakolare ndaj Korabit, 4-1. Me këtë renditje duket qartë se Skënderbeu dhe Laçi do të ngjiten menjëherë në Superiore, ndërsa Pogradeci do të provojë edhe njëherë tjetër shijen e Play Off. /Sport Ekspres/
Pogradeci-Korabi 4-1 (Pius 18′, Indio Oliveira 25′, Ogunleye 62′, Lesai 64′ / Zeqiraj 4′)
Skënderbeu-Lushnja 2-0 (Shaqe 44′, Beshiraj 64′)
Laçi-Apolonia 2-1 (Jiakponna 22′, Myrta 73′ / Sulo 45+3′)
Burreli-Iliria 0-0
Kukësi-Luftëtari 0-0
Kastrioti-Besa 2-3 (Kapllani 69′, Kasmollari 82′ / Bianor 12′, Chinëendu 19′, Hasani 63′)
