Përballja e sotme mes Empolit dhe Çezenës mbartte me vete edhe një derbi në familjen Shpendi. Dy binjakët Stiven dhe Kristian u vunë përballë njëri-tjetrit në fushën e lojës si kundërshtarë. Të dy arritën të ishin protagonist për ekipet e tyre, megjithëse në fund asnjëri nuk u largua me fitore nga fusha.
Ndeshja përfundoi me shifrat 1-1 dhe në të dy golat e shënuar janë përfshirë dy binjakët shqiptare. Cristian Shpendi kaloi në epërsi Çezenën me golin e shënuar në minutën e 29, ndërsa në minutën e 71-të Stiveni dha asistin që solli më pas golin e barazimit për Empolin. Të dy vëllezërit po përjetojnë një sezon mjaft të mirë me ekipet e tyre./Sport Ekspres/