Goli i Shaqes në fund shuan shpresat e Pogradecit dhe Laçit, Skënderbeu ia del me vështirësi ndaj Kukësit

Skënderbeu ka arritur të fitojë në shifrat 2-1 ndaj Kukësit. Një ndeshje shumë e vështirë, e cila është vendosur në minutën e fundit falë golit të Shaqes. Korcarët kaluan të parët në avantazh me anë të Nasr, në minutën e 5.
Minutat kaluan dhe Kukësi barazoi në të 82 me Bircaj. Kur të gjithë prisnin që ndeshja të përfundonte në barazim, në minutën e 3 të shtesës, Shaqe shënoi për 2-1. Një rezultat që ka shuar disi shpresat e Pogradecit që në rast barazimi të Skënderbeut, do të ishte akoma më shumë afër edhe vendit të parë. Me këtë fitore, Skënderbeu ruan tre pikë diferencë ndaj Lacit që sot fitoi 2-1 ndaj Luftëtarit dhe 8 pikë diferencë ndaj Lushnjes që fitoi 3-1 ndaj Lushnjës. /Sport Ekspres/