Panraleo Korvino ka folur për “La Gazzetta dello Sport”-in rreth merkatos së Leçes. Drejtori sportov ka thënë se Tiago Gabrieli, Berisha dhe Falkone janë emra që kanë qarkulluar në shumë klube të tjera për një transferim të mundshëm. Ai e pranon se lojtarët në fjalë kanë cilësinë e duhur për të luajtur në një klub më të rëndësishëm, por te Leçe kanë vendosur të mbajnë talentet e reja në skuadër në mënyrë që të sigurojnë qendrimin edhe për të paktën një sezon në Serinë A.
“Tiago Gabrieli, ashtu si Berisha dhe Falkone, tani është në gojën e të gjithëve. Ata janë gati për të hedhur hapin cilësor, por pas tyre janë shumë lojtarë të tjerë të talentuar që donim t’i mbanim në mënyrë që të ëndërronim mbijetesën (në Serinë A)”, ka deklaruar Pantaleo Korvino./Sport Ekspres/