Presidenti Duka merr letra urimi nga Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, homologët në Europë dhe Lugina e Preshevës për rizgjedhjen në krye të FSHF-së

Rizgjedhja e Presidentit Armand Duka, në krye të FSHF-së është përshëndetur me mesazhe urimi nga drejtues të lartë të futbollit ndërkombëtar dhe përfaqësues institucionalë të rajonit.

Pas letrës së urimit të Presidentit Infantino, edhe Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, Mattias Grafström, ka uruar Presidentin Duka për mandatin e ri në krye të FSHF-së.

Presidenti i Federatës së Spanjës, Rafael Louzan, presidenti i Federatës së Gjermanisë, Bernd Johannes Neuendorf, presidenti i Federatës së Sllovakisë, Ján Ková?ik, presidenti i Federatës së Holandës, Frank Paauw, presidenti i Federatës së Kosovës, Agim Ademi, presidenti i Federatës së Serbisë, Dragan Džaji?, presidenti i Federatës së Izraelit, Moshe Zuares, presidenti i Federatës së Greqisë, Chrysostomos Gkagatsis, presidenti i Federatës së Gjeorgjisë, Levan Kobiashvili, presidenti i Federatës së Armenisë, Armen Melikbekyan, presidenti i Federatës Kroate, Marijan Kusti?, presidenti i Federatës së Maqedonisë së Veriut, Masar Omeragi?, presidenti i Federatës së Moldavisë, Leonid Oleinicenco, si dhe presidenti i Federatës së Sllovenisë, Radenko Mijatovi?, kanë shprehur vlerësimin për kontributin dhe lidershipin e Presidentit Duka, duke i uruar suksese në vijim të mandatit të ri.

Urime për rizgjedhjen e Presidentit Duka ka përcjellë edhe Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, duke vlerësuar bashkëpunimin dhe kontributin e tij për zhvillimin e futbollit shqiptar në Luginë.

Mesazhet e shumta të urimit konfirmojnë respektin dhe besimin që gëzon Presidenti Duka në arenën ndërkombëtare, si dhe vlerësimin për punën e bërë nga FSHF në vitet e fundit, duke forcuar pozicionin e futbollit shqiptar në familjen evropiane dhe botërore të futbollit.