Provokimet skandaloze ndaj Kosovës dhe shqiptarëve vazhdojnë të jenë të pranishme në shkallët e stadiumit. Një grup tifozësh ka shpalosur në tribunën pas porte një baner me hartën e Kosovës me flamurin serb. Ngjarja ka ndodhur gjatë ndeshjes mes Lilës dhe Crvena Zvezdës, e vlefshme për fazën “play off” të Ligës së Europës.
Por skandali nuk ndalet brenda 90 minutave të lojës. Pjesa më e turpshme e kësaj historie vijon në rrjetet sociale. Klubi serb e ka shpërndarë me krenari këtë baner në llogarinë zyrtare në “Twitter”. Sipër fotos është vendosur mbishkrimi: “Faleminderit”, në gjuhën franceze së bashku me flamujt e Serbisë dhe të Francës./Sport Ekspres/
