Ernest Muçi po kalon një formë fantastike te Trabzonspori. Lojtari shqiptar ka thyer rekordet e vetes së tij, pasi ka shënuar më shumë gola se në çdo sezon tjetër.Por ajo që shkakton habi është fakti se Muci nuk e ka postuar ende foton e parë në Instagram me fanellën e Trabzonsporit.
Pra që pas postimit të kalimit të tij te Trabzonspori, postimet e tjera të Ernest Mucit lidhen me Beshiktashin. Pavarësisht golave të shënuar me peshë dhe rëndësi të madhe, shumë prej tyre spektakolar, asnjë moment nga këto ndeshje nuk shfaqen në Instagrami-n e Mucit.
Një shenjë e qartë kjo se lojtari shqiptar do të ndryshojë ambient në fundin e sezonit. Nga ana tjetër mediat në Turqi raportojnë se gruaja e Ernest Mucit nuk do të jetë në Trabzon, nuk i pëlqen qyteti dhe për këtë arsye të dy do të largohen në fundin e sezonit prej aty. /Sport Ekspres/