Barcelona pësoi një humbje të hidhur mbrëmjen e djeshme. Katalanasit u larguan me një disfatë 4-0 nga “Vanda Metropolitano” në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit kundër Atletikos së Madridit. Por lojtarët e Barçës nuk e kanë humbur shpresën për kualifikim.
Pas përfundimit të lojës, Erik Garsia është shprehur besimplotë për ndeshjen e kthimit. Siç citon media e njohur “AS”, futbollisti i Barcelonës ka deklaruar se nuk ka dyshime që do ta përmbysin Atletikon e Madridit në “Kamp Nou”.
“Kanë mbetur edhe 90 minuta. Do të luajmë në shtëpi, para tifozëve tanë, në “Kamp Nou”. Me ekipin që kemi dhe lojtarët që do të kthehen, nuk kam dyshim se mund ta përmbysim situatën”, ka deklaruar Erik Garsia./Sport Ekspres/