Nga Gerti Çarçani
Fatmirësish e hëna parlamentare e fillim javës prodhoi si kurrë ndonjë herë më parë edhe pak diskurs sportiv në sofrën e ligjbërjes, në Parlamentin tonë të rekordeve. Dhe ky është një lajm i mirë. E megjithatë, përtej kësaj, diskursi aty lidhej edhe me një perlë:
Duhet ti japim ca si shumë para një sporti, që mund të ketë frekuencë dhe masivitet aktual botëror, por, në anën tjetër duke vlerësuar kushtet e trajtimit financiar kombëtar për sportin, një hap I tillë eskaloi shumë limite. Dhe bëhet fjalë për Padelin që shteti I akordoi dje 2.2 milionë euro në një dorë. Padeli është një sport I ri, e ku natyrisht kërkon suport, por shef Blendi (deputeti Klosi, e jo ministri Gonxhe) u rrek ta mbronte miratimin e atyre parave publike për padelin, sikur një disiplinë e tillë sportive po bënte dhe do të bënte qametin në imazhin sportiv ndërkombëtar botëror për llogari të Shqipërisë. Mbase, por nuk ka ndodhur ende…
Të japim pak shifra sa për një checkim momental të situatës: Shteti shqiptar nga buxhetimi taksapagues financoi padelin dhe drejtuesit italianë pas kësaj federate me 2.2 milione euro, i dha futbollit për organizimin e dy europianëve në Shqipëri (një I kryer, tjetri për pak) vetëm 3 milionë euro, dhe i jep 30 e kusur federatave sportive të marra së bashku vetëm 1.5 milionë euro.
E në këtë kontekst një histori e tillë nuk ka bythë ku të rrijë. Po s’ka fare. Futbollit, që është industria më e madhe në vend i jep njësoj thuajse, dhe përtej kësaj, mbi 30 federatave sportive u hedh një kore prej 1.5 milionë euro të gjithave së bashku në një vit. Në fakt, këtyre federatave u’a bën shumë mirë, po aq mirë, përsa kohë I janë nënshtruar me buzëqeshje dhe passion revolucionar një buxhetimi të tillë.
Fideli “ulëret” për rritjen buxhetore të munguar, e thotë publikisht këtë, këndej I japin padelit 2.2 milionë euro, dhe lënë atlektikën, basketbollin, volejbollin e shtangën, boksin e mundjen etj, etj me mbi vetëm 100 mijë euro në vit, në atë që mund të quhet ndryshe, edhe si një lloj “përdhunimi” institucional i përvitshëm. E mesa duket, federatave sportive kjo u pëlqen, dhe e shijojnë.
Personalisht nuk e luaj padelin, dhe kam përshtypjen as Blend Klosi, jo e jo. Di që luan me raste pak basket, edhe vetë dikur kam hedh ndonjë kosh, me ndihmën e Ols Ramës, si lojtar ambicioz në qëndër dhe shumë më produktiv në parket se tjetri (sic thonë).
Por, të dalësh e të kërkosh në Parlament një tufë lekësh për këtë sport që do bëka namim dhe do shpejtojë negociatat, në një kohë që kur lëvizjen sportive të mbi 30 federatave sportive e mban me serum konstant, kjo, vërtetë mban pak erë. Dhe këtu Braçe kishte tërësisht të drejtë. Përtej retorikës së tij në mbi dy dekada a mos më shumë, për lidershipin e futbollit në këtë vend, këtë radhë Erioni kishte plotësisht të drejtë:
Janë shumë para që po I jepni këtij sporti or Blend!…duke kërkuar njëherësh edhe në anën tjetër, një vlerësim të impaktit që ka projekti ekipet sportive që shteti financon prej disa vitesh KOKSH-in. Personalisht, mbase ndonjë ditë edhe e luaj padelin vetë (zorr se…), s’kam pas, nuk kam e nuk dua të kem asgjë personale me zotërinjtë e padelit që i siguruan këto para publike, por ajo që ulëret është trendi i proporcionalitetit, me sa u jep të tjerëve, dhe befas, sa të shkrepi ti japësh këtij sporti. Se nuk dua ti futem kurrsesi më pas disa elementëve, se si do të shpenzohen ato 2.2 milionë euro, kush do ti administrojë, si do të prokurohen, ku do të shkojnë, kush do I menaxhojë etj etj etj etj.
Për të ardhur te futbolli dhe te një tjetër e vërtetë e pjesshme e Braces kur citon faktin që janë një grusht burrash që mbajnë me paratë e tyre futbollin në këtë vend prej vitesh e vitesh. Një histori kaq e lashtë kjo, por bujaria parlamentare, nëpërmjet argumentimit të zotit Klosi në Parlament për të dhënë ca para publike te Padeli të imponon të heqësh ca paralele.
Buxheti i shtetit është një thes I madh natyrisht, por ai I federatave mbetet prej vitesh I grisur. Shteti nuk përgjigjet ende për të alokuar një fond për lojërat dimërore, në Kortina, apo dy vite më parë për Lojërat Olimpike. Në atë kohë ekipit olimpik, apo edhe disa sportistëve elitarë iu përgjigj vetëm Lali, dhe kjo është një e vërtetë e madhe. Tashmë, lekë për të hedh një top tenisi në 4 mure xhamash ka pafund. Natyrisht që edhe një sport I tillë meriton një vëmendje, por, ka radhë, ka traditë, ka peshë, ka kriter, ka më shumë respekt, për disiplinat e tjera. Ose duhet te ketë…
Jo klientelizëm për të cuar para publike në një sport, që vërtetë mund të ketë impakt botëror momental, por që për mundësitë dhe parametrat logjikë të financimit të sportit në Shqipëri është vërtetë një skemë e bukur e tipit: Topi është imi, penalltinë do e gjuaj unë. Sa për federatat sportive, u mbetet vetëm të aplikojnë te padeli mos kapin ndonjë gjë extra…