Real Madridi surprizon me emrin e trajnerit të ri, kërkon të marrë teknikun që drejton…Interin

Pas largimit të Xabi Alonsos nga stoli i Real Madridit, roli i tij u mor nga Alvaro Arbeloa. Megjithatë, ai nuk do të qëndrojë në atë pozicion dhe te Reali po kërkojnë një trajner të ri. Dëshira kryesore është Jurgen Klopp. Megjithatë, mbërritja e gjermanit nuk është aq e sigurt, kështu që po diskutohen edhe kandidatë të tjerë.

Një nga zgjidhjet e mundshme është Christian Chivu, një specialist 45-vjeçar rumun i cili po bën një punë vërtet të shkëlqyer te Interi. Rumunët pretendojnë se ‘njerëz të caktuar’ morën një telefonatë në lidhje me interesin për Chivun. “Christian Chivu është në listën e ngushtë të Real Madridit për verën e ardhshme. Disa personazhe të famshëm të futbollit kanë marrë telefonata nga Reali duke pyetur për cilësitë e tij”, pohojnë mediat rumune. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/