VIDEO/ Super aksion dhe super Vllaznia! Shkodranët me këmbën në gaz, mundin Partizanin dhe vendi i parë

Vllaznia po vazhdon të ketë një formë fantastike dhe sot ka marrë fitoren e katërt radhazi. Shkodranët ia kanë dalë duke mundur Partizanin në shifrat 1-0. Të kuqtë u munduan për të dalë me pikë nga ky takim, por nuk ia dolën dot.

Goli i vetëm i takimit u shënua në pjesën e parë nga Lirim Kastrati dhe ishte perfekt. Një aksion për t’u duartrokitur, nga ato që rrallë shihen në futbollin shqiptar, u finalizua në fund nga Kastrati. Pas kësaj fitore, Vllaznia merr vendin e parë së bashku me Egnatian me 39 pikë, duke ngritur akoma më shumë entuziazmin në Shkodër. /Sport Ekspres/