“Nuk e fitoi Vllaznia, e humbi ndeshjen Dinamo”! Artur Cobani e sheh ndryshe: Penalltia nuk ishte, e thotë edhe më fanatiku i Vllaznisë…

Artur Cobani ishte i ftuar në emisionin “Kubi Sportiv” që moderohet nga Drilon Xhepollari në “EuroNeës Albania”. Specialisti i futbollit ka komentuar ndeshjen mes Dinamos dhe Vllaznisë, e mbyllur në shifrat 0-2. Sipas Cobanit, kjo ndeshje është humbur që para tre ditëve, pa nisur akoma, pas deklaratave të Ilir Dajës për Pinarin ku i kërkonte që të sillte ndonjë futbollist dhe të mos fliste për objektivat e ekipit.

“Ndodh kudo në botë, ky rivalitet, nuk është ndonjë gjë e papranueshme. Unë nuk mendoj se Vllaznia fitoi me Dinamon, por Dinamo humbi me Vllazninë. Para dy ditëve, trajneri Daja bëri një luftë të brendshme me deklaratën, ishte e gabuar. Situata të tilla, me dy ditë para ndeshje me Vllazninë, është një problem i madh, nuk kishte pse të bëhej publike situata me Pinarin. Pa futur këtu edhe dëmtimet te Dinamo, ishin të gjitha situatat në favor të Vllaznisë. Për mua nuk ishte fare penallti ajo e Vllaznisë, madje edhe më fanatiku, tifoz i cmendur i Vllaznisë, thoshte se ai rast penalltie ishte 50-50, imagjinoni të tjerët. Deklarata e Martinit pastaj pas ndeshjes i shkonte, i shkonte sepse fitoi”, tha Cobani. /Sport Ekspres/