2026 e gjen ndryshe Tiranën! Jep shenja të forta rikthimi në Superiore, por fati e dënon me Vorën

Fati është shumë i rëndësishëm në futboll! Këtë e di mirë edhe Tirana pas kësaj që ndodhi në ditën e sotme në ndeshjen kundër Vorës. Një barazim 1-1, por bardheblutë larguan të trishtuar për dy pikë të lëna.
Pas një pjese të parë të mbyllur në shifrat 0-0, goli i parë i takimit u shënua nga Ndong në minutën e 51. Ndërkohë për vendasit barazoi Adeloye në minutën e 81. Në fund shtylla ndaloi dy herë Tiranën nga shënimi i golit të fitores. Megjithatë një lajm i mirë për Tiranën është fakti se ekipi po përgjigjet dhe 2026 ka qenë ndryshe për ta, duke pasur një përgjigje pas një fundviti për t’u harruar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/