Kristiano Ronaldo ka vendosur përfundimisht për të ardhmen e tij. Sulmuesi portugez ka firmosur me Al Nasërin deri në vitin 2027. Lojtari 5 herë fitues i Topit të Artë do të ketë përfitime marramendëse nga kjo marrëveshje e re. Shifrat që ai do të përfitojë janë unike dhe nuk i ka siguruar asnjë futbollist tjetër në historinë e futbollit. “The Sun” ka ndarë me sportdashësit detajet e kontratës së çmendur që ka firmosur Ronaldoja.
Ylli portugez do të përfitojë 178 milionë paundë në sezon, të cilat përkthehen ndryshe në 3.4 milionë pandë në javë. Gjithashru ai do të ketë 15% të aksioneve të klubit, që vlerësohen me vlerën 33 milionë paundë. Ronaldo do të marrë një bonus prej 24.5 milionë paundësh për hedhjen e firmës në kontratë, një shifër që do të rritet në 38 milionë nëse aktivizon vitin e dytë në kontratë.
Sulmuesi 40-vjeçar do të fitojë një bonus prej 80 mijë paundësh për çdo gol të shënuar dhe prej 40 mijë paundësh për secilin asist të dhënë. Në të dyja rastet, shifrat do të rriten me 20% në vitin e 2-të. Nëse Al Nasëri i del të fitojë titullin kampion, atëberë edhe 8 milionë të tjera do të përfundojnë në llogarinë e tij bankare.
Ndërkohë çmimi “Këpuca e Artë” do t’i shtonte edhe 4 milionë paundë pasurisë së Ronaldos. Një tjetër bonus është ai i fitimit të Ligës së Kampion, që kap shifrën e 6.5 milionë pandëve. Shpenzimet e avionëve privatë prej 4 milionë pandësh do të mbulohen nga klubi, i cili nga ana tjetër i ka premtuar edhe marrëveshje sponsorizimi me vlerë 60 milionë paundësh me kompanitë e reja saudite dhe kompanitë në tregun aziatik. Ndërkaq, 16 persona do të punojnë me kohë të plotë për të. Këtu përfshihen 3 shoferë, 4 pastruese shtëpie, 2 shefa kuzhine, 3 kopështarë dhe 4 punonjës sigurie. Kontratë që të lë pa fjalë./Sport Ekspres/