Serie A ka ulur siparin mbrëmjen e sotme. Renditja e kampionatit italian ka marrë pamjen e saj përfundimtare. Gara për vendin e 4-t është fituar nga Juventusi. “Zonja e vjetër” ka siguruar biletën e fundit të mbetur në dispozicion për në Champions League.
Bardhezinjtë kanë mposhtur Venezia-n në transfertë me rezultatin 2-3, duke ruajtur diferencën me një pikë me Romën e vendit të 5-të. Verdhekuqtë e Ranierit kanë fituar me rezultatin 0-2 kundër Torinos, por në fund kanë arritur të sigurojnë vetëm pjesëmarrjen në Europa League dhe jo në Champions. Renditja më pas vijon me Fiorentinën, Lazio-n dhe më pas Milanin. Ndërkohë Monza, Venezia dhe Empoli kanë rënë në Serinë B./Sport Ekspres/