Cristiano Ronaldo vazhdon të shënojë gola në Arabinë Saudite. Sulmuesi portugez ka tundur sërish rrjetën me fanellën e Al Nassr-it, duke arritur shifrën e 928 golave në karrierë. Lojtari 5 herë fitues i Topit të Artë, shënoi në minutën e 4-t për të hapur rrugën e fitores 3-1 kundër Al Kholood-it.
Por ndeshja nuk zgjati 90 minuta për portugezin. Pioli vendosi ta largonte nga fusha në minutën e 74-t, duke qenë se skuadra gjendej me 10 lojtarë për shkak të kartonit të kuq të marrë nga Boushail-i. Ky vendim nuk u prit aspak mirë nga Cristiano Ronaldo. Lojtari 40-vjeçar nuk u ul në stolin e rezervave, por u largua menjëherë drejt dhomës së zhveshjes./Sport Ekspres/