LAJM I FUNDIT/ Përfundoi me oksigjen në fushë! Armando Broja është ende në stadium, nuk ka shkuar në spital

E pabesueshme ajo që po ndodh me Armando Brojën! Kundër të gjithëve mund të luftosh dhe mund t’ia dalësh, por kundër fatit tënd, jo. Në pak fjalë, kjo është situata e Brojës dhe sulmuesi ka një armik imagjinar, fatin, me të cilin nuk mund të përballet dot.

Broja pësoi një tjetër dëmtim në ndeshjen mes Evertonit dhe Bornmouth, atje ku goditi tokën dhe jo topin. Dukej si një fat i keq për të, por të gjithë u gëzuan kur në mediat britanike u raportua se dëmtimi ishte i lehtë dhe Broja do të rikthehej shpejt në fushë, kishte vetëm një bllokim të muskujve të shpinës.

Rikthimi ishte më i shpejtë nga sa pritej, teksa Broja u rikthye në fushë që për ndeshjen e sotme kundër Peterbourgh në Kupë. Por askush nuk e kishte imagjinuar se “mallkimi” ishte aq i madh për sulmuesin shqiptar, sa do të përfundonte në një skenar filmi dramatik. Në minutën e 83, Broja kishte ndërhyrjen e një lojtari kundërshtar që preku topin në atë duel. Por në momentin që sulmuesi ynë vendosi këmbën në tokë, Broja ndieu shqetësime të mëdha dhe nisi ulërimat në fushë. Madje situata ishte aq e rëndë sa mjekët u detyruan që t’i jepnin Brojës edhe oksigjen në fushën e blertë.

Më pas futbollisti i Everton u largua me barela nga fusha e lojës, ndërsa tifozët e Everton u ngritën në gjithë në këmbë për ta duartrokitur duke u munduan që ta inkurajonin sadopak, në momentin që Armando po ndiente dhimbjet e mëdha. Të gjithë po flasin për këputjen e ligamentit, që do të ishte fatale për karrierën e lojtarit tonë. Por nga lajmet e fundit, thuhet se Broja është ende në stadiumin e Everton dhe nuk ka shkuar akoma në spital, ndërsa klubi nuk e di ende sesa serioz është dëmtimi. /Sport Ekspres/