Nuk ka festë për lojtarët e City-t, Guardiola: Nesër në mbrëmje do të stërvitemi, e kemi për detyrë

Nuk ka festa për lojtarët e Manchester City-t. Guardiola ka vendosur që ta mbajë skuadrën në qendër stërvitore mbrëmjen e nesërme, pavarësisht festës së Krishtlindjes. Trajneri i City-t ka thënë në konferencë për shtyp se futbollistët do të takojnë familjet e tyre në mëngjes, teksa më pas do të stërviten me skuadrën për sfidën kundër Evertonit, e cila do të luhet në 26 dhjetor.

“Do të stërvitemi sot, do të stërvitemi mbrëmjen e nesërme. Do të qendrojmë këtu dhe do të luajmë në ‘boxing day’. Do të jemi me familjet për dy ditë. Sot do të jemi në shtëpi me familjet, ndërsa nesër do të jemi me familjet në mëngjes dhe në mbrëmje do të vijmë këtu. Shpresoj që ata (lojtarët) të duan që të vijnë këtu, sepse është puna jonë, është detyra jonë”, ka thënë Pep Guardiola./Sport Eksprees/