Giorgio Furlani ka dhënë një intervistë për “Harvard Bussines School”, ku ka shpjeguar vizionin që ‘RedBird’-it për Milanin. Shefi ekzekutiv i kuqezinjve ka sqaruar edhe çështjen e shkarkimit nga detyra të Paolo Maldinit. Largimi i këtij të fundit shkaktoi debate në opinionin sportiv, pasi përpos faktit se kemi të bëjmë me një legjendë të Milanit, Maldini ndihmoi klubin të fitonte titullin kampion në Serinë A dhe të mbërrinte në gjymsë-finale të Champions League-s. Furlani ka thënë së fundmi se vendimi për largimin e ish-mbrojtësit të njohur italian nga roli i drejtorit teknik ishte një vendim historik, por i domosdoshëm për vizionin e pronarëve të rinj të klubit.
“Shkarkimi i Maldinit? Ishte një vendim historik për shkak të asaj se çfarë do të thotë ai për klubin dhe për autoritetin e tij. Por nëse donim që të realizonim vizionin e Kardinales, na duhej që të ndryshonim dhe të ecnim përpara. Me ‘RedBird’-in kemi qasje në një grup më të madh kompanish se sa nën menaxhimin ‘Elliot’. ‘RedBird’-i është më tepër i përqendruar në rritjen komerçiale” ka deklaruar Giorgio Furlani./Sport Ekspres/