Shënoi gol nga goditja e këndit në ndeshjen e fundit, Inzagi merr vendimin për Kristjan Asllanin

Interi do të përmbyllë sot javën e 17 të kampionatit italian. Zikaltrit do të përballen me Komon, duke nisur nga ora 20:45. Simone Inzagi ka zgjedhur 11 titullarët për këtë sfidë.

Pavarësisht golit të shënuar nga goditja e këndit në ndeshjen e fundit kundër Udinezes në Kupën e Italisë, Kristjan Asllani do ta nisë nga stoli këtë sfidë. Inzagi nuk ka preferuar të bëjë rotacion edhe përballë Komos në kampionat, edhe pse përballë ka një kundërshtar të lehtë në letër./Sport Ekspres/