Juventusi dhe Napoli janë në garë për shërbimet e Ardian Ismajlit. Interesimi i të kaltërve duket më serioz, teksa javët e fundit kanë fituar më tepër përparësi në krahasim me “zonjën e vjetër”. Ish-drejtori sportive i Romës, Fabricio Lukezi, ka thënë për programin radiofonik “1 Football Clum”, se Ismajli është gati ta zëvendësojë menjëherë Buonxhornon, i cili aktualisht luan përkrahë Rrahmanit në mbrojtjen e Napolit.
“Buonxhornoja është pak më përpara, si në aspektin e gatishmërisë, edhe në të përvojës. Ismajli ka karakteristika të ngjashme, por përshtatja me mjedisin është themeltare, veçanërisht në Napoli, ku ka shumë trysni. Më thonë se Ismajli është shumë i maturuar mendërisht, kështu që mund ta zëvendësojë menjëherë Buonxhornon”, ka deklaruar Fabricio Lukezi./Sport Ekspres/