Ish-lojtari i Milanit e ka të qartë: Itali nxito për Kristian Shpendin, nëse nuk e ftoni ju, do përfundojë te Shqipëria

Ish-sulmuesi i Milanit, Cesenës dhe disa klubeve në Itali, Masimo Agostini, ka folur sa i përket Kristian Shpendit. Agostini ka ngritur alarmin dhe i ka bërë presion drejtuesëve të Kombëtares së Italisë se nëse nuk e ftojnë Shpendin, atëherë do ta humbasin përfundimisht sulmuesin shqiptar.

“Shpendi ka lindur në 2003 dhe ka kulturën e punës, dëshirën për të shkuar në nivelet e larta të futbollit. Është gjithmonë i përulur, dëgjon këshillat e të gjithëve dhe nga ajo që po shoh deri tani mendoj se do të bëhet një lojtar me peshë në Europë. Uroj që Italia ta ftoj së shpejti, në të kundërt Shpendi do të përfundojë te Shqipëria”, tha Agostini. /Sport Ekspres/