Leon Dajaku, sulmuesi 23-vjeçar ka kaluar disa ekipe me jo pak emër në Europë. Për disa kohë ky futbollist ka qenë pjesë e të rinjëve të Bayern, më pas te Union Berlind apo edhe Sunderland në Angli. Dajaku ishte pjesë e grupmoshave të Gjermanisë dhe refuzoi Shqipërinë me Kosovën pasi ashtu si Brajan Gruda, ëndërronte të luante për Gjermaninë.
Por kjo ëndërr ka marrë fund përpara kohe. Aktualisht Dajaku është pjesë e Hajduk Split, por jo për shumë kohë. Gatuzo nuk e donte në skuadër dhe për shkak të mungesës së ofertës lojtari qëndroi ende te klubi kroat.
Megjithatë trajneri italian “mbylli një sy” dhe vendosi t’i besonte sërish shqiptarit. Pak kohë më parë kur Dajaku u zëvendësua dhe u hoq nga fusha, reagoi keq ndaj trajnerit. Gatuzo vendosi ta falte, e dënoi me një gjobë ku duhet t’i paguante darkën gjithë skuadrës dhe në fund e paralajmëroi publikisht: “Është hera e fundit që shoh veprime të tilla nga ty”.
Por përplasja ka vazhduar dhe Gatuzo nuk ka toleruar më. Para ndeshjes kundër Sibenik, Gatuzo ka vendosur të përjashtojë Dajakun nga stërvitja dhe ia ka bërë të qartë lojtarit se duhet të shoh një tjetër klub në merkaton e janarit pasi nuk ka më vend te Hajduku. Duke parë mungesën e kontributit me gol dhe asist, por njëkohësisht edhe natyrën e tij problematike të dalë në pak me Gatuzon, mund të thuhet se karriera e Dajakut ka marrë fund përpara kohe. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/