“Edhe topi bën tjetër zhurmë kur e gjuan ai”, gazetari italian i thur elozhe Berishës: Asist si i tij jepet vetëm me dorë, do të bëhet lojtar i madh

Medon Berisha i befasoi të gjithë me paraqitjen e tij pas kthimit nga dëmtimi. Mesfushori shqiptar mori vendin e titullarit dhe dha një asist fantastik që nga gjysmëfusha e tij kundër Moncës. Gazetari italian, Rikardo Trevizani, ka folur me fjalë të mëdha për talentin e Leçes. Ai ka thënë se topi bën tjetër zhurmë kur e godet Berisha dhe se atë asist kundër Moncës mund ta japësh vetëm me dorë.

“Kam vendosur të flas pas gjuajtjes në Roma-Leçe për mënyrën se si e godet topin. Pas tre minutash në Leçe-Monca ma ka konfirmuar. Medon Berisha i Leçes, i datëlindjes 2003, është një lojtar që kur gjuan topin, bën një zhurmë tjetër.

Nuk është një sulmues dhe nuk është një lojtar që do të bëjë me mijëra gola. Nuk është një futbollist spektakolar, por është një lojtar që ka një futboll spektakolar. Shikojeni pasimin që bëri për Morenten. Mund ta bëjë një lojtar i futbollit amerikan, por me dorë. Berisha e bën me këmbë. Është pak më e vështirë dhe vjen pas shtyllës që bëri kundër Romës. Sipas meje, do të bëhet në lojtar i madh”, ka thënë Rikardo Trevizani./Sport Ekspres/