De Rossi është i sigurt dhe e thotë hapur, Milani, Interi dhe Juventusi do të tentojnë të sjellin Pep Guardiolën në Serinë A

Pep Guardiola po kalon një periudhë të vështirë me Manchester City-n në ndeshjet e fundit, ku ekipi ka pasur rezultate të keqija që kanë shqetësuar tifozët dhe ekspertët e futbollit. Edhe pse rinovoi kontratën me klubin deri në vitin 2027, spekulimet për të ardhmen e tij janë intensifikuar. Largimi i mundshëm i Guardiolës është diskutuar gjithnjë e më shumë, duke pasur parasysh se ai nuk ka mundur të rikthejë formën e ekipit në mënyrë të qëndrueshme.

Në këtë kontekst, edhe ish-lojtari, Daniele De Rossi, ka shpërndarë disa komente që kanë tërhequr vëmendje. Ai ka theksuar se emri i Pep Guardiolës mund të qarkullojë shpejt për të drejtuar disa nga klubet më të mëdhenj italiane, si Milanin, Interin apo Juventusin. Sipas De Rossit, mundësia e një kalimi të Guardiolës në Serie A është gjithnjë e pranishme, duke pasur parasysh lidhjet e tij me futbollin italian dhe sfidat e mundshme që mund ta tërheqin drejt këtyre klubeve. Nëse spekulimet bëhen realitet, Guardiola mund të sjellë një ndryshim të madh në futbollin italian, duke i dhënë një dimension të ri skuadrave të mëdha të Serie A. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/