Ruben Amorimi është i pari trajner që pas kohës së Fergusonit, i cili fiton derbin me Mançester Sitin që në përballjen e parë. Trajneri i Junajtedit ka deklaruar përpara gazetarëve se diçka magjike ndodhi mbrëmjen e sotme, teksa ekipi i tij përmbysi sfidën në dy minutat e fundit të kohës së rregullt.
Në fund ai ka dhënë edhe një paralajmërim për yjet e skuadrës, Rashfordin dhe Garnaçon, të cilët ishin në stol në këtë derbi. Trajneri portugez ka thënë se te lojtarët e tij vlerëson jo vetëm talentin dhe emrin, por edhe mënyrën se si ushqehen, apo se si përgatisin veshjet e tyre përpara ndeshjes.
“Ishte e pabesueshme. Ishte koha e Fergusonit, besoj te kjo… diçka magjike ndodhi. Mendoj se e merituam. Ishte një ndeshje shumë e vështirë, por ne besuam deri në fund. Ia dolëm të shënonim. Na nevojitej kjo fitore. Ishte shumë e rëndësishme për ne dhe për tifozët tanë.
Rashfordi dhe Garnaço në stol? Unë i kushtoj rëndësi çdo gjëje. Mënyrës se si ha, mënyrës se si i përgatit rrobat për ndeshje. Gjithçka. Bëj vlerësimet e mia dhe më pas vendos”, ka deklaruar Ruben Amorimi./Sport Ekspres/