Ka përfunduar sot java e 18 e “Abissnet Superiore”-s. Egnatia nuk ia ka dalë të marrë vendin e parë të renditjes. Rrogozhinasit janë mposhtur me shifrat 2-1 nga Teuta. Transferta nuk ka shkuar ashtu siç pritej për kampionët në fuqi të kampionatit, të cilët tashmë gjenden në vendin e 4-t në renditje, me 30 pikë të grumbulluara.
Ndërkohë nuk ka pasur fitues në duelin e zonës së ftohtë mes Skënderbeut dhe Bylisit. Ndeshja mes skuadrave që mbajnë dy vendet e fundit në “Abissnet Superiore” ka përfunduar në barazim 2-2./Sport Ekspres/